Materiale
Shqyrtim i rasteve penale për mosdeklarim të pasurisë nga zyrtarët e lartë publikë
Ky raport shqyrton reagimin e institucioneve të Kosovës ndaj mosdeklarimit me kohë të pasurisë nga zyrtarët e lartë publikë sipas Ligjit për deklarimin e pasurisë. Monitorimi i OSBE-së tregon mungesë njëtrajtshmërie në praktikë në të tre institucionet relevante përgjegjëse në rastet penale lidhur me deklarimin e pasurisë – Agjencia Kundër Korrupsionit, prokuroritë dhe gjykatat – dhe shumë raste ku e drejta materiale dhe procedurale nuk janë zbatuar si duhet. Mospërputhjet e tilla kanë implikime negative në garantimin e sigurisë ligjore dhe barazisë para ligjit, siç garantohet në kornizën ligjore të Kosovës.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.