Materiale
Udhëzues Informativ për Qasjen në Pronë dhe të Drejtat Pronësore të Grave dhe të Burrave në Kosovë
Korniza ligjore në Kosovë siguron mundësi të barabarta për burra dhe gra në një sërë çështjesh që lidhen me aspektin e të drejtave pronësore dhe banesore. Në praktikë, sfidat në zbatimin e ligjeve dhe normat shoqërore që kanë prirje të favorizojnë burrat shkelin mbi mundësinë e grave për t’i gëzuar në mënyrë të barabartë të drejtat e tyre në këtë drejtim. Ky udhëzues është i dizajnuar për gratë që janë të interesuara të mësojnë më shumë rreth të drejtave të tyre pronësore dhe banesore, si dhe për organizatat e shoqërisë civile dhe organet komunale si udhëzues udhëzuar gjatë ofrimit të përkrahjes dhe shërbimeve rreth të drejtave pronësore dhe banesore për gratë. Udhëzuesi është po ashtu një mjet që ka për qëllim t’i informojë gratë dhe burrat për këto çështje dhe tu ofrojë një regjistër të plotë me kontaktet e akterëve kryesor në nivelin komunal, ku ata mund t’i adresojnë pyetjet dhe shqetësimet e tyre.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.