Toleranca dhe jo-diskriminimi në fokus të fushatës së Misionit të OSBE-së
PRISHTINË, 19 tetor 2015 – Misioni i OSBE-së në Kosovë ka nisur sot fushatën “Mos të rritemi me urrejtje” që ka në fokus parandalimin e gjuhës së urrejtjes.
Fushata dy-javore ka për qëllim të vetëdijësojë publikun e gjerë se gjuha e urrejtjes nuk është diçka e lindur por mësohet, dhe se shoqëria si tërësi duhet ta kultivojë tolerancën dhe diversitetin.
“Liria e shprehjes është vlerë e cila duhet të çmohet lartë nga çdo shoqëri, dhe ne kemi parë përparim substancial në këtë aspekt në Kosovë viteve të fundit,” tha Roberto Di Donatantonio, Zëvendës Drejtor i Departamentit për të Drejta të Njeriut dhe Komunitete në Misionin e OSBE-së në Kosovë. “Megjithatë, duhet pasur parasysh se gjuha e urrejtjes shpesh ngatërrohet me lirinë e shprehjes, dhe kjo ndodh edhe në Kosovë. Për këtë arsye, institucionet dhe shoqëria civile duhet të kenë kujdes të veçantë dhe ta adresojnë në mënyrë adekuate.”
Di Donatantonio gjithashtu tërhoqi vërejtjen se mos-adresimi i këtij problemi mund të çoj në diskriminim, tensione e në disa raste edhe në dhunë, pasi që “gjuha e urrejtjes ka për cak grupe ose individë bazuar në karakteristika si raca, etnia, apo religjioni.”
Fushata pason konferencën rajonale mbi gjuhën e urrejtjes, të mbajtur në 2014 e cilat ka vënë në pah nevojën për të rritur vetëdijen rreth dëmeve që mund të shkaktojë gjuha e urrejtjes si dhe rreth rëndësisë së tolerancës.
Fushata përfshin spote televizive në gjuhën shqipe dhe serbe, të cilat mund t’i gjeni në: //www.osce.org/sq/kosovo/192646
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike.