Redaksia e lajmeve
Akademia Verore e Dialogut 2015 e OSBE-së mbahet në Austri
27 korrik 2015
Akademia Verore e Dialogut 2015 për gra të reja, e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Misioni i OSBE-së në Serbi është shtyrë për këtë vjeshtë.
Shtyrja vjen pas një ndryshimi në koncept nga nja akademi verore trepalëshe që do të mbahej në Podgoricë, Prishtinë dhe Beograd në një Akademi qendrore të Dialogut që do të mbahet në Austri.
OSBE do t’i bëj të ditura detajet tjera në lidhje me Akademinë e Dialogut për gra të reja lidere, që do të mbahet si pjesë e nismës “Follow Us” (Na ndiqni), e cila mbledh gra të shquara nga Beogradi dhe Prishtina.
Kandidatet që kanë aplikuar për këtë ngjarje tashmë të shtyrë nuk kanë nevojë të aplikojnë përsëri. Të gjitha detajet do të bëhen të ditura me kohë për personat e interesuar.