OSBE organizon Akademinë Verore të Dialogut 2015
Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Misioni i OSBE-së në Serbi do të organizojnë Akademinë Verore të Dialogut 2015 si pjesë e nismës “Follow Us” (Na ndiqni) që mbledh gra të shquara nga Beogradi dhe Prishtina.
Qëllimi i akademisë është t’i fuqizojë gratë në çështje që kanë të bëjnë me rolin e tyre në promovimin e dialogut, pajtimit, dhe bashkëpunimit.
Nga data 25 korrik deri më 8 gusht 2015, studentet e shkencave sociale dhe profesionistet e reja në fushën e mediave, politikës dhe shoqërisë civile do të ndjekin kurse interaktive dhe do të vizitojnë Podgoricën, Prishtinën dhe Beogradin, duke pasur si mentore anëtaret e nismës “Follow Us.”
Pjesëmarrëset do të marrin diplomë nga Akademia Verore, dhe pritet të krijojnë rrjetin e tyre të dialogut, që do të shpërndahet përmes platformave të mediave sociale të themeluara nën nismën “Follow Us.”
Për më shumë informata rreth aplikimit, ju lutem klikoni në këtë vegëz: //www.osce.org/home/162866