Misioni i OSBE-së publikon raport mbi riuzurpimin e paligjshëm të pronës në Kosovë
PRISHTINË, 18 shkurt 2015 – Misioni i OSBE-së do të publikoj nesër gjatë një konference në Prishtinë një raport mbi riuzurpimin e paligjshëm të pronave që janë nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Pronës.
Raporti vlerëson përgjigjen e institucioneve të Kosovës në këto raste dhe ofron rekomandime se si të përmirësohet kjo përgjigje institucionale kur përsëritet uzurpimi.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Përfaqësuesi Special i BE-së/Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Žbogar, dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, do të flasin në konferencë.
Ftohen përfaqësuesit e mediave të marrin pjesë në konferencë të enjten me 19 shkurt 2015, në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë, me fillim në ora 10:00.