Misioni i OSBE-së mban trajnim për policë në veriun e Kosovës
Një trajnim i organizuar nga Misioni i OSBE-së për fotografi digjitale për 20 pjesëtarë të rinj dhe në detyrë të Policisë së Kosovës në katër komunat e veriut ka përfunduar me 17 shtator 2014 në Mitrovicë.
Trajnimi është fokusuar në marrjen e dëshmive fotografike nga vendi i krimit apo aksidentit të cilat do të pranoheshin nga gjykata, e që në shumë raste janë hapi i parë në një hetim. Gjithashtu, Misioni ka dhuruar dhjetë fotoaparate për t’iu mundësuar policëve të dalin në vendin e ngjarjes të përgatitur si duhet.
“Trajnimi i sotëm dhe fotoaparatet e reja do të duhej t’ju mundësonin policëve në veriun e Kosovës të dalin më shpejt në vend të ngjarjes dhe me pajisjet e duhura,” tha Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger.
“Jemi të kënaqur që po ju ofrojmë si trajnimin ashtu edhe pajisjet meqë janë banorët lokal ata që do të përfitojnë nga shkathtësitë e përmirësuara të policëve.”
Trajnimi është mbajtur me kërkesë të Komandës Rajonale të Policisë së Kosovës.
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni ofron trajnime të avancuara dhe të specializuara për agjencitë për zbatim të ligjit.