OSBE përmbyll me sukses lehtësimin e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës
PRISHTINË, 1 dhjetor 2013 – Pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në Mitrovicë të Veriut dhe rivotimit në tri vendvotime në Zveçan, OSBE e ka përmbyllur me sukses lehtësimin e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës.
Roli i OSBE-së si lehtësues i zgjedhjeve ka buruar nga marrëveshja e Brukselit e arritur me 19 prill 2013. OSBE do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të mëtutjeshme sipas nevojës.
“Misionit të OSBE-së i është dhënë detyra që ta zbatojë një pjesë shumë të rëndësishme të marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes mes Beogradit dhe Prishtinës të negociuar nga BE, dhe unë jam krenar me punën që kemi bërë. Zgjedhjet e suksesshme në veri i kanë hapur rrugë proeseve të mëtejme demokratike në Kosovë,” tha Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.
“Pas këtyre zgjedhjeve presim që të punojmë ngushtë me zyrtarët e zgjedhur komunal, bashkëpuntor ët në nivel qendror dhe partnerët ndërkombëtar në tri fushat programatike të OSBE-së në Kosovë, që përfshijnë të drejtat e e njeriut dhe të komuniteteve, demokratizimin dhe sigurinë publike.”
“Dua t’i falënderoj organet e sigurisë, Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe KFOR-in pa të cilët zgjedhjet në veri nuk do të ishin të mundura. Gjithashtu, dua ta shpreh mirënjohjen time stafit të Misionit të OSBE-së për gjithë punën e tyre dhe të misioneve në rajon për mbështjetjen e tyre”
Tutje, Schlumberger ka falënderuar BE-në dhe akterët tjerë ndërkombëtarë të cilët i kanë dhënë mbështetje të përgjithshme dhe financiare lehtësimit të zgjedhjeve.
SHËNIM PËR MEDIA
Operacioni i lehtësimit të zgjedhjeve nga ana e OSBE-së ka zgjatur pesë muaj dhe ka përfshirë ofrimin e mbështetjes së nevojshme teknike për ta bërë të mundur votimin, si p.sh. lehtësimi i certifikimit të kandidatëve, trajnimi i komisioneve komunale zgjedhore dhe këshillave të vendvotimeve, zhvillimi i fushatës së informimit të votuesve dhe vendosja e stafit të OSBE-së në të gjitha vendvotimet (VV) në të tri ciklet e zgjedhjeve: 94 VV në raundin e parë me 3 nëntor, 27 në rivotimin e pjesërishëm me 17 nëntor, dhe 36 në raundin e dytë dhe rivotimin e pjesërishëm me 1 dhjetor. OSBE ka lehtësuar edhe votimin jashtë Kosovës përmes qendrave të saj në Nish dhe në Podgoricë.