Shefi i Misionit të OSBE-së dënon vazhdimin e frikësimeve dhe sulmeve ndaj kandidatëve për kuvend komunal të Mitrovicës së Veriut
Prishtinë, 18 tetor 2013 - Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger e ka dënuar sulmin e sotëm ndaj pronës së familjes Kostiq. Aleksandra dhe Gjorgje Kostiq janë të radhitur si kandidatë për kuvend komunal të Mitrovicës së Veriut në zgjedhjet e 3 nëntorit.
“E dënoj këtë sulm të neveritshëm në mënyrën më të ashpër. Ky është sulmi i fundit në një seri incidentesh që kanë ndodhur në javët e fundit. Këto akte të frikësimit e minojnë sigurinë e njerëzve që jetojnë në veri të Kosovës dhe ndërhyjnë me procesin zgjedhor. Ato janë të papranueshme dhe nuk mund të tolerohen,” tha Schlumberger.
Ambasadori Schlumberger u ka bërë thirrje institucioneve relevante që urgjentisht të hetojnë rastin dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë.
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike.