OSBE-ja ndihmon Këshillin Rinor në hartimin e strategjisë për përfshirje në vendim-marrje
Nga data 11 deri 13 prill 2013, Misioni i OSBE-së në Kosovë organizoi një seminar në Prevallë për të ndihmuar Këshillin Qendror të Veprimit Rinor (KQVR) që të marrë pjesë në politikë-bërje dhe vendim-marrje në nivel të ministrive dhe komunave.
Seminari u fokusua në hartimin e strategjisë së KQVR-së për periudhën 2013-2014 dhe të planit të veprimit.
“Strategjia e hartuar së fundi do t’i ndihmojë këshillat për veprim rinor në nivel qendror dhe lokal që t’i përfaqësojnë më mirë interesat e të rinjve, të angazhohen në vendim-marrje dhe të aplikojnë për financim të nismave të tyre nga ana e institucioneve të Kosovës,” tha Yll Buleshkaj, Zyrtar Programi në Misionin e OSBE-së.
Strategjia duhet të miratohet nga Kuvendi i Përgjithshëm i KQVR-së dhe fillon së zbatuari në maj 2013.
Projekti është pjesë e aktiviteteve të Misionit të OSBE-së në mbështetje të pjesëmarrjes së grave dhe të rinjve në proceset e politikë-bërjes dhe vendim-marrjes.