OSBE organizon trajnim për parandalimin e bombardimeve terroriste në Kosovë
Një punëtori me temë parandalimin e bombardimeve terroriste e organizuar nga OSBE për përfaqësues të Kuvendit të Kosovës, Policisë, ministrive përkatëse, doganës, zyrës së prokurorit special dhe komunitetit të biznesit u përmbyll me 13 mars 2013 në Prishtinë.
Trajnimi është hapur nga Shefi i Misionit, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.
Qëllimi i trajnimit ishte identifikimi i boshllëqeve të mundshme në kornizën ligjore në raport me Konventën Ndërkombëtare për Ndalimin e Bombardimeve Terroriste, dhe rritja e bashkëpunimit në mes të institucioneve dhe komunitetit të biznesit në Kosovë për të kontrolluar prodhimin, transportimin, tregtinë dhe përdorimin e mjeteve shpërthyese industriale si dhe substancave për krijimin e këtyre mjeteve.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë mbështet përpjekjet në hartim të legjislacionit me qëllim të eliminimit të zonave të sigurta; kriminalizimin e terrorizmit dhe bashkëpunimin në çështje penale që lidhen me terrorizmin; dhe trajnon agjencitë për zbatim të ligjit, prokurorët dhe gjykatësit në hetim efektiv, në pajtim me standardet ndërkombëtare për të drejta të njeriut.
Trajnimi u organizua nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Departamenti për Kërcënime Transnacionale i Sekretariatit të OSBE-së. Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike.