Shefi i Misionit të OSBE-së kërkon status formal për Grupin e Grave Deputete në Kuvendin e Kosovës
PRISHTINË, 7 mars 2013 – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadori Jean-Claude Schlumberger bëri thirrje për një status formal për grupin e grave deputete në nivelin qendror dhe për emërimin e grave në pozita të larta.
“I bëj thirrje Kuvendit të Kosovës që të bëjë formatizimin e statusit të Grupit Joformal të Grave Deputete të nivelin qendror në mënyrë që t’u mundësojnë anëtareve të tyre të kenë ndikim më efektiv në agjendat e Kuvendit, të propozojnë reforma legjislative, dhe të angazhohen për mbikëqyrje të punës së ekzekutivit”, tha Schlumberger.
Schlumberger tha që ai është i inkurajuar nga të arriturat e Grupit Joformal të Grave Deputete, sidomos me aktivitetet e tyre në teren dhe përpjekjet e tyre që të paraqesin interesat e grave përmes pyetjeve parlamentare dhe dëgjimeve publike.
Por ai i inkurajoi edhe institucionet qendrore dhe lokale që të sigurojnë pjesëmarrje të barabartë të burrave dhe grave në procesin e vendimmarrjes, në mënyrë që secili institucion të reflektojë përbërjen e përgjithshme të Kosovës, me vëmendje të veçantë ndaj posteve të niveleve të larta.
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizim dhe zhvillim të sektorit të sigurisë publike. Misioni mbështet fuqizimin e grave përmes këshillimeve dhe asistencës së drejtpërdrejtë për grupet joformale të grave të nivelit qendror dhe lokal.