OSBE përshëndet marrëveshjen në mes Beogradit dhe Prishtinës
Kiev/Vjenë, 19 prill 2013 – Kryesuesi i Radhës i OSBE-së, Ministri i Jashtëm i Ukrainës Leonid Kozhara dhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zannier kanë përshëndetur marrëveshjen e arritur sot në mes Beogradit dhe Prishtinës, me lehtësimin e Përfaqësues së Lartë të BE-së Catherine Ashton në Bruksel.
Duke e cilësuar marrëveshje si “një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të raporteve dhe stabilitetit në rajon,” Ministri Kozhara tha, “e përgëzoj lidershipin në Beograd dhe në Prishtinë për guximin dhe vizionin në arritjen e kësaj marrëveshjeje. Ky është fillimi i një kapitulli të ri dhe unë e mbështes vazhdimin e këtij dialogu i cili do të përmirësojë jetën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.”
Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së shtoi: “E mirëpres këtë marrëveshje historike dhe gjithashtu bëj thirrje për zbatim efektiv të saj. OSBE do të ofrojë mbështetje konkrete aty ku është e mundur dhe në pajtim me mandatin e saj. Ne tashmë kemi praninë më të madhe civile ndërkombëtare në Kosovë, e cila po punon në ndërtimin e institucioneve dhe demokracisë, dhe në promovimin e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në të mirë të të gjitha komuniteteve.”