Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipërisë mirëpret zgjedhjen e Avokatit të Popullit
TIRANË, 22 dhjetor 2011 – Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, mirëpriti sot zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit nga Kuvendi i Shqipërisë.
“Ky është një hap madhor përpara në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve shqiptarë, të cilët do të keni tashmë mbështetje më të fortë në përballjen me veprimet e parregullta të administratës zgjedhore”, tha Wollfarth, i cili ka bërë thirrje për plotësimin e vendit bosh të Avokatit të Popullit, që prej fillimit të punës së tij në Shqipëri, në vitin 2010.
“Është për t’u përgëzuar që shumica qeverisëse dhe opozita arritën një kompromis për këtë emërim të rëndësishëm”, shtoi ai. “Votim konsensual i sotëm tregon se si dialogu mes dy blloqeve kryesore politike mund të japë rezultate në dobi të popullit të Shqipërisë”.
Wollfarth theksoi se Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme për të vijuar mbështetjen për Zyrën e Avokatit të Popullit.