Prezenca e OSBE-së i jep KQZ-së kompjuterë në prag të zgjedhjeve vendore
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i dha 35 kompjuterë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) më 30 mars 2011. Kompjuterët, të cilët do t’i kthehen Prezencës pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, do të përdoren kryesisht nga komisionet e nivelit të mesëm, Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) dhe Zyrat Rajonale Zgjedhore të KQZ-së.
Kompjuterët ofrohen si pjesë e asistencës teknike që Prezenca e OSBE-së i jep Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kjo asistencë synon të ndihmojë organet e administrimit të zgjedhjeve të përmirësojnë punën e tyre dhe të rrisin profesionalizmin.
Gjithashtu, Prezenca e OSBE-së ka financuar spote televizive dhe fletëpalosje të prodhuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të cilat informojnë votuesit për rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në procesin zgjedhor. Prezenca, po ashtu, kontraktoi një ekspert për të mbështetur departamentin e trajnimeve dhe marrëdhënieve me publikun në KQZ, si dhe financoi printimin e Kodit Zgjedhor dhe një pakete dokumentesh për KZAZ-të.