Prezenca e OSBE-së dhe BE-ja përfundojnë projektin për modernizimin e sistemit të gjendjes civile dhe adresave në Shqipëri
TIRANË, 17 shkurt 2011 – Rezultatet konkrete të një projekti katërvjeçar për modernizimin e sistemit administrativ të adresave dhe të gjendjes civile u prezantuan sot në një veprimtari të organizuar nga Prezenca e OSBE-së, Delegacioni i Bashkimit të Evropian dhe Ministria e Brendshme.
Projekti ndihmoi në ngritjen e sistemeve elektronike të adresave dhe të gjendjes civile, krijimin e zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe vendosjen e tabelave të rrugëve në jug të Shqipërisë, si dhe me promovimin e këtyre arritjeve përmes fushatave të ndërgjegjësimit publik. Regjistri i ri i gjendjes civile ofron një bazë të dhënash të sigurt, e cila është e nevojshme për prodhimin e pasaportave biometrike, të cilat, dhanë një kontribut thelbësor në përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave.
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, tha: “Modernizimi i këtyre sistemeve është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve publike në sektorë të tillë si shëndetësia, taksat, pronat, sigurimet shoqërore, arsimi dhe sistemi i adresave, si dhe në lehtësimin e proceseve gjyqësore, zbatimit vendimeve dhe reagimin në rastin e situatave emergjente”.
Projekti “Modernizimi i sistemeve të gjendjes civile dhe adresave” u zbatua nga Prezenca e OSBE-së me një fond prej 2.5 milionësh të BE-së dhe fonde të tjera shtesë nga OSBE-ja. Këshilli i Evropës bashkëpunoi në komponentin e mbrojtjes së të dhënave. BE-ja, gjithashtu, ka dhënë mbi 10 milionë euro për regjistrimin e popullsisë dhe për zyrën e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.