Misioni i OSBE-së në Kosovë ndihmon përmirësimin e pjesëmarrjes së rinisë në vendimmarrje
PRISHTINЁ, 16 dhjetor 2011 –Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Kosovë organizuan sot një konferencë për pjesëmarrjen e rinisë në vendimmarrje për përfaqësuesit e këshillave të veprimit rinor, për stafin komunal dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Këshillat e veprimit rinor janë themeluar në vitin 2011 në mbarë Kosovën me mbështetjen e Misionit të OSBE-së për të përfaqësuar dhe evokuar interesat e të rinjve në institucione.
Pjesëmarrësit e konferencës së sotme e cila pason një ngjarje të mbajtur në prill të vitit 2011, vlerësoi progresin e bërë që nga ajo kohë, shqyrtoi strategjinë dhe planin e veprimit për vitin 2012 dhe identifikoi praktikat e mira dhe mangësitë në lidhjet ndërmjet këshillave rinore dhe institucioneve lokale dhe qendrore, si dhe diskutoi se si të bashkëpunohet më mirë me shoqërinë civile dhe organizatat ndërkombëtare.
“Ne kemi arsye për të qenë optimistë”, tha shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadori Werner Almhofer. “Këshillat e veprimit rinor janë themeluar në tërë Kosovën dhe institucionet qendrore e lokale kanë filluar që të adresojnë çështjet e tyre t’iu përgjigjen iniciativave dhe kërkesave të tyre”.
“Në muajin prill, kur ne jemi mbledhur herën e fundit për të diskutuar çështjen, janë pranuar formalisht vetëm një numër i vogël i këshillave të veprimit nga komunat, dhe ne jemi duke pritur që të pranohen edhe 30 këshilla zyrtarë, duke përfshirë një qendror të pranuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”, tha Almhofer, duke shtuar se në vitin 2012 Misioni do të vazhdojë të mbështet këshillat për një zhvillim të mëtejmë të marrëdhënieve të tyre me institucioneve dhe që të zhvillojnë shkathtësitë e tyre avokuese.
Leotrim Gërmizaj, anëtar i Këshillit Lokal të Veprimit Rinor tha “Ne po e shohim dallimin në Prizren në pikëpamjet të institucioneve komunale drejt punës tonë: ne gati e kemi finalizuar planin e veprimit rinor me komunën, dhe tani jemi duke pritur zbatimin e buxhetit të nevojshëm dhe mënyrat për të ngritur fondet, përmes alokimit të buxhetit dhe granteve për projekt”.
Misioni i OSBE-së në Kosovë është i mandatuar për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndërtimin e demokracisë dhe zhvillimin e sigurisë publike.