Misioni i OSBE-së në Kosovë hap konkurs për ese mbi Kuvendin
Misioni i OSBE-së në Kosovë hapi një konkurs për ese me temë “Kuvendi si simbol i demokracisë” për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme më 15 nëntor 2011.
Konkursi do të jetë i hapur deri më 2 dhjetor dhe është një nga aktivitetet e mbështetura nga Misioni për të promovuar përvjetorin e dhjetë të themelimit të Kuvendit të Kosovës më 10 dhjetor 2011. Qëllimi i konkursit është që të shtohet interesimi për punën e institucioneve të Kosovës dhe të ndihmohet edukimi i votuesve të ardhshëm.
Shkollat fillore dhe të mesme janë ftuar që të organizojnë konkurs të brendshëm dhe të dorëzojnë esenë më të mirë në konkurs.
Autorët e tri eseve më të mira do të shpërblehen me nga një kompjuter llap-top, dhe shkollat e tyre përkatëse me kompjuterë, skanerë dhe printerë në ceremoninë e shënimit të përvjetorit.
Për më shumë informata lidhur me konkursin ju lutem vizitoni webfaqen e Misionit të OSBE-së në Kosovë: //www.osce.org/kosovo/84895