Redaksia e lajmeve
Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve për zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut do të mbajnë konferencë për shtyp të enjten
SKOPJE 23 prill 2024
SHKUP, 23 prill 2024 – Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve do të mbajnë një konferencë për shtyp për të prezantuar gjetjet e tyre pas zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
Çfarë:
- Një konferencë për shtyp të misionit ndërkombëtar të vëzhgimit të zgjedhjeve për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
- Konferenca për shtyp mund të ndiqet me prezencë fizike ose përmes Zoom (detajet më poshtë)
- Ata që nuk mund të marrin pjesë personalisht mund të ndjekin transmetimin e drejtpërdrejtë këtu
Kush:
- Xhillian Stirk, Shef i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR-së
- Alfred Heer, Shef i delegacionit të APKE
Kur:
- 15:00 orë lokale (GMT +2) më 25 prill 2024
Ku:
- Aleksandar Palace, Bul. 8 Shtatori nr.15, Shkup
Regjistrimi:
- Për të marrë pjesë përmes Zoom, ju lutemi regjistrohuni deri në orën 11:00 me orën lokale më 25 prill duke përdorur këtë lidhje.
Vëzhgimi ndërkombëtar i zgjedhjeve është një mision i përbashkët i Zyrës së OSBE-së për Institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut (ODIHR) dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE). Misioni i vëzhgimit ka gjithsej 234 vëzhgues, i përbërë nga 216 ekspertë të vendosur nga ODIHR, vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër dhe 18 nga APKE.
Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni:
Katja Andrush, ODIHR: +48 609 522 266 ose katya.andrusz@odihr.pl
Bogdan Torkatoriu, APKE: Bogdan.TORCATORIU@coe.int